Sot në orën 13:00, Kurti e dorëzon aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në BE

| 15 Dhj 2022 | 10:11 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Çekisë.

Gjatë qëndrimit të tij, ai fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.

Pastaj, kryeministri Kurti do të pritet nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Sot në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Të ngjashme