Sot në Prishtinë do të përgatitet një bakllava gjigante, kjo për nder të Muajit të Ramazanit, që fillon më 16 maj.
Bakllavaja synon të hyjë në rekordin e Librit Guinnes, dhe do të ketë përmasa mbi 2 metra dhe formën e hartës së Kosovës. Do të shërbehet në orën 14:00 në sheshin “Nënë Tereza” për 4500 persona.
Organizimin e kanë bërë vullnetarisht disa të rinj nga Prishtina, të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave.
Ata synojnë që kjo bakllavë ta thyejë rekordin e librit Guinnes të cilin e mban Turqia.