Sot në Shqipëri kthjellët, herë pas here reshje shiu

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut, kryesisht në zonat lindore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08ºC në 22ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 26ºC.

Era do të fryjë në drejtim veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

Të ngjashme