Tiranë, 18 Janar – Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të karakterizohet me kthjellime të herë pas hershme.
Era do të fryjë e lehtë ndërsa në zonën jugore të vendit deri në mesatar.
Reshjet në formën e dëborës do të zbresin deri në 600 m mbi nivelin e detit.
Sipas IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Temperaturat
në bregdet: 1 °C / 12 °C
në vendet e ulëta: -1 °C / 11 °C
në vendet malore: -8 °C / 2 °C.