Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Sipas njoftimit në faqen e Këshillit të Evropës, zëvendësministrat do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj po ashtu në Strasbourg.
Në postimin e tij në X, Kryeministri Kurti takimin e djeshëm me ambasadorët e QUINT’it e ka lidhur pikerisht me takimin e sotëm në Strasbourg.
“Para takimit të nesërm në Këshill të Evropës rreth agjendës së Komitetit të Ministrave, u takova me ambasadorët 🇫🇷🇩🇪🇮🇹🇬🇧🇺🇲🇪🇺 dhe kujtova se Asambleja dhe Raportuesja Dora Bakoyannis kanë konkluduar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim”, ka shkruar dje Kurti.
Sidoqoftë s’dihet nëse sot do të vendoset rreth çështjes së agjendës apo do të ketë hapësirë edhe më tej.