Sot nis Forumi Ekonomik i Vjenës, pjesëmarrës në diskutim edhe Kurti

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Forumi Ekonomik i Vjenës do të nisë sot, më 14 nëntor, ku pjesëmarrës në diskutim do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në sesionin e dytë me temën “Sigurimi i zhvillimit ekonomik rajonal në një mjedis të pasigurt. – Si të menaxhohen sfidat nën presionin e realitetit?”.

Pjesë e këtij diskutimi do të jenë edhe kryeministri i Rumanisë, Nicolae-Ionel Ciuca, kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku,  dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kaymakci.

Forumi i 19-të Ekonomik i Vjenës: “Dialogu i së ardhmes së Vjenës 2022 – Ekonomia takohet me politikën në kohë të vështira dhe të pasigurta”, do të nisë në orën 9.

Ndërkaq, në sesionin e parë do të diskutohet tema “A mund të jetë ekonomia një forcë lëvizëse në kohë të vështira dhe të pasigurta?”.

Të ngjashme