Ekonomia Online
FUNDIT

Sot nis java e katërt në Superligë, Prishtina përballë Vushtrrisë

Sot nis java e katërt në Superligë, Prishtina përballë Vushtrrisë

Sot do të startojë xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në futboll. Dueli i parë i kësaj xhiroje zhvillohet në Hajvali, ku Prishtina do ta presë Vushtrrinë nga ora 16:00. Në dy ndeshjet e zhvilluara, Prishtina i ka dy fitore, duke e nisur mjaft mirë sezonin, shkruan Gazeta Express. Në anën tjetër, Vushtrria gjendet […]

Sot do të startojë xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Dueli i parë i kësaj xhiroje zhvillohet në Hajvali, ku Prishtina do ta presë Vushtrrinë nga ora 16:00.

Në dy ndeshjet e zhvilluara, Prishtina i ka dy fitore, duke e nisur mjaft mirë sezonin, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, Vushtrria gjendet në vendin e parafundit me zero pikë nga tri ndeshjet e para.

Nesër (e shtunë) Llapi e pret Dukagjinin nga ora 16:00, kurse nga ora 19:00 Drita përballet me Drenicën në Gjilan.

Të dielën, Ballkani ndeshet me Feronikelin 74, kurse Malisheva e pret Gjilanin.

Të dyja këto ndeshje nisin nga ora 16:00.

Të ngjashme