Sot më 2 shtator, do të fillojë viti i ri shkollor 2024/2025, e në pesë shkolla të Kryeqytetit do të nisë për herë të parë mësimi gjithë-ditor, raporton Ekonomia Online.
Shkollat ku do të nisë ky projekt, janë: “Faik Konica”, “Xhemail Mustafa”, “Shkolla e Gjelbër”, “Nazim Gafurri” dhe “Qamil Batalli”.
Gjatë prezantimit të këtij programi, para disa javësh, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati thënë se kjo do të ketë ndikim, përveç fëmijëve edhe tek prindërit.
“Mbi te gjitha do të ketë me pak stres te prindërit sepse nuk kanë nevoje të shkojnë t’i marrin fëmijët në shkollë. Prindërit munden me u fokusu diku tjetër dhe jo të shkojnë t’i marrin në mes të ditës. Mësimi tërëditor i bënë më të përmbushur edhe prindërit dhe fëmijët”, pati thënë Rama.
Mirëpo, nxënësit dhe profesorët e gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, kanë protestuar në ditën e nisjes së vitit të ri shkollor. Kjo për shkak se ata nuk po duan ta mbajnë mësimin në objektin tjetër, atë të Gjimnazit Matematikor.