Sot nis turneu i Justin Timberlake, “Man of the Woods”

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 09:13 | Nga

Justin Timberlake nis sot turneun e tij “Man of the Woods” , performanca e tij e parë është solo, duke hapur kështu edhe turin në vende të ndryshme.

Pak para se të udhëtonte drejt Kanadasë, ku do të mbaj edhe koncertin e parë, ai ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto me familjen e tij të vogël e shumë të dashur, me gruan Jessica Biel dhe djali i tyre dyvjeçar, Silas.

Ai e shoqëron këtë foto me shkrimin “Duke shkuar në koncert”, duhet theksuar këtu se turneu i tij i fundit ka qenë në vitin 2015, pak muaj para se Silas të vinte në jetë.

Jessica Biel, në një intervistë është shprehur se ata të dy kalojnë shumë kohë me njeri – tjetrin dhe janë shumë të ngjashëm, si në sjellje, po ashtu edhe në stilin e të veshurit apo mimikës së fytyrës.

Ata të tre nuk ndahen asnjëherë, e shoqërojnë njeri – tjetrin në çdo koncert apo takim që kanë. Mesa duket i vogli Silas është edhe një fans i muzikës së atit, ata shpesh publikojnë video kur ai kërcen me këngët e vetë këngëtarit.

https://www.instagram.com/p/BgOgj93hmAx/?utm_source=ig_embed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme