Gjatë ditës së sotme pritet që të nisin gërmimet në hapësirën prapa rektoratit në Kampusin Universitar ku dyshohet për varrezë masive.
Lajmin se gërmimet në këtë hapësirë do të fillojnë sot e ka konfirmuar Prenk Gjetaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të zhdukur.
“Do të fillojnë gërmimet edhe në pjesën prapa rektoratit, e cila është e dyshuar për varrezë masive. Por pa u vlerësua edhe kjo pjesë nuk mund të japim ndonjë vlerësim. Nesër pritet të gërmohet, dhe shohim pastaj në bazë të vlerësimeve nëse ka apo jo mbetje mortore”, ka thënë ai.
Në oborrin e Kampusit Universitar në pamjet e Ekonomia Online shihet bolduzheri i cili çdo moment pritet që të fillojë gërmimin. Po ashtu shihen pjesëtarë Mjekësisë Ligjore, të Policisë së Kosovës dhe ata të KFOR-it.