Notarët Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu do të jenë të parët e ekipit olimpik të Kosovës që do të paraqiten në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), që ka nisur të dielën në Gyor të Hungarisë dhe do të zgjasë deri më 30 korrik.
Të dy notarët do të paraqiten në mëngjesin e së hënës në disiplinën 200 metra krol. Të hënën, por më vonë, do të garojnë edhe notarët e tjerë: Ardit Hysejni në 100 metra shpinë e 50 metra krol, si dhe Muhamed Rushiti në 50 metra krol, shkruan sot “Koha Ditore”.
Po të hënën do të garojnë edhe dy tenistët, Blearta Ukëhaxhaj dhe Diell Mehmedi.
Ukëhaxhaj në rrethin e parë do ta ketë kundërshtare tenisten nga Suedia, Olivia Malm, kurse Mehmedi tenistin nga Irlanda, Conor Gannon. Kosova në këtë garë po paraqitet me 14 sportistë të katër sporteve të ndryshme.