Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton se sot nuk do të korrigjohen çmimet e derivateve të naftës, pëcjell TV21. Si rrjedhojë, çmimet e karburanteve mbeten të njëjta.
Eurosuper BS-95 do të vazhdojë të shitet për 86,5 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 88,5 denarë për litër, ndërsa Eurodiesel do të shitet për 88,00 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë do të vazhdojë të shitet për 83,5 denarë për litër.