Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

Prishtinë | 11 Dhj 2024 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Sot, në orën 16:00 përfundon afati për dorëzimin e kërkesave për certifikim të subjekteve politike si dhe listat me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zgjedhjet parlamentare të vendit do të mbahen më 9 shkurt 2025. Kjo datë ishte caktuar nga presidentja Vjosa Osmani pas takimit që pati realizuar me krerët e partive më të mëdha politike në vend.

Deri më tani është vetëm LDK-ja e cila tashmë ka finalizuar dhe ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Partitë politike ka kohë që kanë nisur parafushatën zgjedhore, derisa periudha e fushatës zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të fillojë zyrtarisht më 11 janar, 2025.

Nga ato zgjedhje do të dalë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, që ka 120 deputetë.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Të ngjashme