Sot përfundon debati i hapur për kufirin

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 08:23 | Nga

Sot përfundon debati i hapur në lidhje draft-raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit Shtetëror, debat ky i cili ka filluar të martën.

Gjatë tre ditëve, institucionet, shoqëria civile dhe qytetarët kanë mundur të informohen lidhur me faktet që ka gjetur ky komision si dhe të ofrojnë vërejtjet e tyre në lidhje me vijën kufitare të Kosovë, konkretisht në pjesën mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Përfaqësueset e komisionit, edhe sot në ambientet e Qeverisë, nga ora 10:00, deri në ora 15:00, pret të interesuarit për demarkacionin.

Prezantimet e Komisionit të formuar nga Qeveria e Kosovës, janë kundërshtuar nga opozita, nga një pjesë e shoqërisë civile dhe nga dy anëtarë të komisionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme