Sot mbushen pesë vjet nga rënia e policit Enver Zymberi, Hero i Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ceremonia përkujtimore do të fillojë nga ora 10:00, ku në shenjë nderimi ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni, do të vendosin kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.
Pas përfundimit të vendosjes së kurorave me lule tek lapidari, do të vazhdohet drejt vendlindjes së Heroit Enver Zymberi, në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht do të bëhen homazhe tek varri i tij dhe më pas do të vizitohet edhe familja e heroit.