Sot prezantohen rezultatet e çmimeve të pronave banesore

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 07:46 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) mban konferencën për media me rastin e publikimit të të dhënave për Indeksin e Çmimeve të Pronave Banesore (IÇPB) në Republikën e Kosovës. Ky indeks publikohet për herë të parë në Kosovë pas kërkesave të shumta nga përdoruesit e statistikave zyrtare.

“Ky publikim shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e statistikave ekonomike dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare për analizën e tregut të patundshmërive”, njofton ASK.

Në këtë konferencë do të flasin Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i ASK-së, Hekuran Murati, Ministër në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Ahmet Ismaili, Guvernatori i BQK-së, Avni Ahmeti, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Kurse prezantimi i rezultateve, do të bëhet nga Arlinda Mataj, Udhëheqëse e Divizionit të Statistikave të Çmimeve në ASK.

Të ngjashme