Sot prezantohet raporti për vizat dhe ndikimin në fuqinë punëtore

Prishtinë | 12 Jan 2024 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Instituti GAP sot do të mbajë konferencën për media ku do të prezantohen gjetjet e raportit “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave, ndikimi në fuqinë punëtore”.

Përmes këtij raporti, Instituti GAP ka analizuar ndikimin e emigrimit të qytetarëve të Kosovës në tregun e saj të punës.

“Në dhjetor të vitit 2023, GAP ka realizuar një anketë për matjen e opinionit publik në lidhje me planet e qytetarëve për të emigruar pas liberalizimit të vizave, si dhe janë analizuar praktikat e shteteve të rajonit të cilat janë përballur me shkallë të lartë të emigrimit”, thuhet në njoftim.

Kjo konferencë pritet të nisë nga ora 10:00.

“Instituti GAP organizon konferencë për media me temë “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: ndikimi në fuqinë punëtore”. (Instituti GAP, “Pejton”, Prishtinë, ora 10:00)”, thuhet tutje.

Të ngjashme