Mot me diell dhe pjesërisht i vranët që parashihet të sjellin riga shiu, do të mbizotërojë të martën në Kosovë.
Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 18 gradë celsius.
Maksimalet do të mbërrijnë deri në 30 gradë.
Temperatura të ngjashme pritet të mbajnë deri në fundjavë.