Sot banorët e Vitomiricës do të mblidhen për të protestuar para zyrave të KEDS-it, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Protesta do të zhvillohet me fillim nga ora 8:25.
Shumë biznese kanë mbetur pa energji elektrike, duke u shkaktuar dëme të mëdha atyre, situatë kjo që po mbretëron që nga e hëna e kësaj jave, përcjell Klankosova.tv.