Sot reshjet e shiut përfshijnë gjithë territorin, në viset malore edhe borë

Prishtinë | 20 Nën 2022 | 07:40 | Nga Ekonomia Online

Të dielën reshjet do të jenë të intensitetit të mesëm deri të lartë dhe parashihen të përfshijnë gjithë territorin, ndërsa në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me borë.

Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të ngjashme