Muri i ndërtuar në veri të Mitrovicës pritet të rrënohet në tërësi, sot.
Punimet në heqjen e këtij muri kanë filluar qysh dje mbi bazën e një marrëveshjeje të arritur në orët e parë të po kësaj dite.
Autoritetet lokale të veriut të Mitrovicës thonë se muri vetëm do të zhvendoset disa metra më larg, për sa kohë që autoritetet qëndrore në Prishtinë, paralajmërojnë se heqja e këtij muri do të pasohet me hapjen e urës së Ibrit.