Sot seanca e KS të OKB-së për Kosovën

Prishtinë | 27 Pri 2023 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, një ditë para seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, në Nju-Jork është takuar me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Ato diskutuan për zhvillimet e fundit, rolin e OKB-së në Kosovë dhe forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Ministrja Gërvalla ka takuar edhe përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara në OKB, Lana Zaki Nusseibeh.

Edhe në këtë takim u diskutua për raportet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Kosovës.

Të ngjashme