Sot seanca ndaj policëve që u arrestuan më 2019-ën në veri për korrupsion

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Sot nga ora 09:30 në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësorë në rastin më të madhe të aferës së korrupsionit brenda policisë së Kosovës në të cilën janë të involvuar si të dyshuar 33 policë dhe biznesmenë.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, avokati Musa Damati.

Ky është aksioni më i madh policor i realizuar në vitin 2019 në veri të Kosovës, operacion në të cilin patën marrë pjesë mbi 1000 zyrtarë policorë, dhe ishte karakterizuar me rezistencë të armatosur dhe me police të plagosur gjatë intervenimit.

Të ngjashme