Sot seancë e jashtëzakonshme për deportimin e 6 shtetasve turq

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 10:30 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në një prononcim për media pas mbledhjes së kryesisë tha se seanca lidhur me debatin për deportimin e 6 shtetasve turq do të mbahet sot nga ora 14:00.

“Me kërkesë të 40 deputetëve të nënshkruar për seancë të jashtëzakonshme është mbledhur sot kryesia dhe ka vendosur që kërkesa e deputetëve për seancë të fillojë në ora 14:00, sa i përket çështjes së debatit për dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova. Është kërkesë e deputetëve që sipas kushtetutës ta mbajmë debatin”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme është bërë nga Lidhje Demokratike e Kosovës, e cila poashtu ka kërkuar zgjedhje të reja, me arsyetimin se kjo qeveri nuk mund ta udhëheqë vendin.

Të enjten gjashtë shtetas turq, pesë nga ta punonjës të Institucionit Arsimor Gylistani u arrestuan e u deportuan për në Truqi.

 

Të ngjashme