Sot në Shqipëri ka parlament dhe protestë, por kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk pritet të jenë në seancë, respektivisht në protestë.
Krerët e dy partive më të mëdha ndodhen jashtë Shqipërisë dhe nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëra palë nëse ata janë kthyer.
Basha është në Bruksel dhe zhvilloi takime me pasuesen e Merkelit dhe David McAllister.
Po ashtu, kreu i PD-së duhet të paraqitet sot edhe në Prokurorinë e Tiranës, i thirrur për çështjen e lobimit në ShBA.