Sot sërish protestohet në Koçan për viktimat nga zjarri në diskotekën “Pulse”

The building of a nightclub is damaged following a massive fire early Sunday in the town of Kocani, North Macedonia, Monday, March 17, 2025, (AP Photo/Armin Durgut)
Prishtinë | 29 Nën 2025 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër “Marsh për Engjëjt” po mbahet në Koçani këtë pasdite për viktimat e tragjedisë që ndodhi në diskotekën “Pulse” ku humbën jetën 63 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan.

Marshi do të fillojë nga Parku i Revolucionit dhe është paralajmëruar si një tubim paqësor dhe dinjitoz, kushtuar viktimave dhe si një kujtesë se pas çdo vendimi gjyqësor ka jetë të vërteta njerëzore dhe familje që ende presin drejtësinë që meritojnë.

Rasti përfshin 38 të akuzuar – 35 persona fizikë dhe tre juridikë, ndërsa procedura do të zhvillohet me tempo prej dy seancave në javë. Gjykata u bën thirrje mediumeve për raporti dinjitoz pa senzacionalizëm, me respekt ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

Procesin do ta zhvillojë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa prokuroria do të përfaqësohet nga një ekip i zgjeruar prej 15 prokurorëve publikë, me qëllim që të sigurohet procedurë e drejtë dhe efikase.

Aktakuza përfshin vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, mes të cilave edhe lëshime serioze në organizim të sigurimit të objektit.

Mes të akuzuarve janë pronarë të lokaleve, drejtorë, inspektorë, kryetarë komunash, anëtarë të sigurimit dhe nëpunës shtetërorë.

Të ngjashme