Nën kujdesin e kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani dhe me mbështetjen e Ekipit Kosovar të Kombeve të Bashkuara dhe Programit të UNICEF në Kosovë, sot në orën 17:00 në Kuvend shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Shtatëmbëdhjetë (17) fëmijë, përfaqësues të grupmoshave dhe komuniteteve të ndryshme, do të përcjellin mesazhet e tyre në frymën e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke kërkuar nga ligjbërësit përmirësimin e mirëqenies dhe garantimin e një jete më të dinjitetshme për të gjithë, pa dallim