Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate të Komitetit Konservativ, të cilët do ta sfidojnë udhëheqësen e tyre në orët e mbrëmjes.
Pas kësaj është deklaruar vetë kryetarja e Partisë Konservative, kryeministrja May.
“Ndryshimi i lidershipit në Partinë Konservative tash do të vendoste të ardhmen e vendit tonë në rrezik”, ka thënë May.
“Unë do ta kontestojë atë votë me gjithçka që kam” , është shprehur May mëngjesin e 12 dhjetorit, pas njoftimit se në orët e mbrëmjes do të votohet mocioni i mosbesimit.
Ajo ka thënë se ka qenë anëtare e partisë për 40 vjet, duke shërbyer në pozita të ndryshme, përfshirë edhe postin e kryeministres, në të cilin marrëveshja e Brexit-it i ka lëkundur rrënjët.
Ajo tutje ka thënë se një kryeministër i ri do të duhej ta hidhte poshtë ose të vazhdonte zbatimit e nenin 50 të marrëveshjes mes BE-së dhe Britanisë së Madhe, sipas të cilit, britanikët kanë nisur procedurat e largimit nga unioni.
Sipas May, pasardhësi i saj nuk do të kishte kohë të rinegocionte daljen nga BE-ja, dhe do të duhet ta anulonte ose të revokonte negociatat për largim të Britanisë nga BE.
Konservatorët do ta votojnë rreth orës 18:00-20:00. /Express/