Simon Kjaer është blerja më e re e Milanit, i cili të hënën e kompletoi transferimin nga Atalanta ku ishte në huazim.
Danezi sërish ka kaluar në huazim, pasi kartonin e tij e posedon ende Sevilla, ndërsa ka bërë karrierë në klube si Palermo, Roma, Wolfsburg, Lille e Fenerbahce.
Ai njihet si mbrojtës i fuqishëm dhe në të kaluarën nuk është se i kanë munguar problemet me sulmuesit.
Një të tillë e kishte edhe me tash shokun e skuadrës Zlatan Ibrahimovic.
Në ndeshjen Fenerbahce – Manchester United, dyshja e kishi një zënkë jo të vogël, ku suedezi madje e kishte kapur edhe në fytyrë danezin që luante te gjiganti turk, telegrafi.
Vetëm ndërhyrja e bashkëlojtarëve e ndali që zënka të bëhej më e madhe.
Mbetet të shihet tani se si do të jenë raportet mes dy yjeve skandinave te Milani, pasi do t’i mbrojnë ngjyrat e njëjtë që nga ndeshja e ardhshme.