Sot shorti i Ligës së Kampionëve, gjithçka që duhet të dini

| 15 Mar 2024 | 09:06 | Nga

Sot do të tërhiqet shorti në Ligën e Kampionëve me fillim nga ora 12:00.

Ekipet çerek-finaliste do të mësojnë kundërshtarët e tyre në çerekfinale dhe po ashtu kundërshtarët potencialë në gjysmëfinale.

Ekipet e kualifikuara janë: Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City, Arsenal, PSG, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

A mund të luajnë skuadrat nga i njëjti vend me njëra-tjetrën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve?

Po, është një short i hapur. Klubet mund të përballen me kundërshtarë nga i njëjti vend dhe skuadra me të cilat ishin përballur më parë në fazën e grupeve.

Si funksionon shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve?

Tetë topa që përmbajnë emrat e çerek-finalistëve vendosen në një vazo të madhe dhe përzihen. Skuadra e parë e dalë nga shorti e luan ndeshjen e parë në shtëpi, kundër skuadrës së dytë të zgjedhur. Procedura përsëritet me topat e mbetur në vazo për të përfunduar çiftet çerekfinale.

Si funksionon shorti i gjysmëfinaleve të Champions League?

Për shortin gjysmë final, katër topa që përmbajnë copëza letre të shënuara “Fituesit e çerekfinales 1” deri “Fituesit e çerekfinales 4” vendosen në një vazo të madhe dhe përzihen. Topi i parë dhe i dytë i tërhequr përcaktojnë çiftin e parë gjysmë final, topi i parë i tërhequr përfaqëson ekipin vendas për ndeshjen e parë. Procedura përsëritet me topat e mbetur në vazo për të përfunduar çiftet gjysmëfinale.

Pse hidhet shorti për finalen e Champions League?

Do të hidhet gjithashtu edhe shorti i tretë për të përcaktuar në finale skuadrën ‘vendase’ për arsye administrative.

Të ngjashme