Sot në Llapushnik të Drenicës, do të bëhet shugurimi i Kishës së Shën Abrahamit.
Pas meshës së shugurimit të cilën do të udhëheqë ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të mbahet një program kulturo-artistik i ansambleve dhe grupeve folklorike nga të gjitha trevat shqiptare.
Në këtë manifestim, do të marrin pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, personalitete nga Gjermania dhe Zvicra, si dhe përfaqësues të ambasadave dhe e KFOR-it. Sot po ashtu, del në shitje libri “Thirrja e Këmbanave”, i autorit Ismet Sopi.