Është dita e stadiumit “Fadil Vokrri”, është dita e sfidës së Superkupës, Drita-Prishtina.
Gjilanasit do të luajnë sonte për trofeun e parë të tillë në histori të klubit, ndërsa prishtinasit për atë numër 10.
Sfida fillon sonte prej orës 20:00.
Kjo është hera e parë që stadiumi “Fadil Vokrri” hap dyert pas rinovimit që zgjati për më shumë se dy vjet.
Shpresojmë që stadiumi të jetë i stërmbushur dhe të ketë spektakël në tribuna.
Intelektualët kanë premtuar udhëtim masiv, derisa edhe Plisat kanë njoftuar që interesimi i tifozëve të Prishtinës është shumë i madh.