Ekonomia Online
FUNDIT

Sot tërhiqet shorti për zgjedhje në komunat në veri të Kosovës

Sot tërhiqet shorti për zgjedhje në komunat në veri të Kosovës

Sot, me fillim në orën 09:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike për dy proceset zgjedhore në katër komunat e veriut të Kosovës, të cilat do të mbahen më 18 dhe 26 dhjetor 2022. Lajmi bëhet i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. […]

Sot, me fillim në orën 09:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike për dy proceset zgjedhore në katër komunat e veriut të Kosovës, të cilat do të mbahen më 18 dhe 26 dhjetor 2022.

Lajmi bëhet i ditur nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit”, ka njoftuar Elezi.

Të ngjashme