Sot do t’i jepet lamtumira e fundit gazetares dhe poetes së njohur Burbuqe Rushiti.
Varrimi i saj bëhet në orën 18:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Rushiti ka punuar disa vjet në ish-Radio Televizionin e Prishtinës, në redaksinë e kulturës, ndërsa më pas ka punuar si korrespondente e disa mediave në Turqi përfshirë edhe televizionin NTV.
Ajo ishte autore e disa përmbledhjeve me poezi, ndërsa është marrë edhe me përkthime në prozë dhe në poezi, si dhe me kritikë letrare.