Të mërkurën e 14 shkurtit në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë seanca plenare.
Kjo seancë pritet të fillojë nga ora 11:00.
Rendi i ditës
Votimi për emërimin e 3 anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
Propozimi për përzgjedhjen e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës.