Sot, Ministri italian i Sportit, Vincenzo Spadafora dhe zyrtarët e futbollit italian do të vendosin se kur dhe si do të rikthehet Serie A.
Fillimisht ishte raportuar se 13 qershori do të ishte data e vazhdimit të edicionit 2019/2020 në Itali.
Serie A ishte pezulluar në xhiron e 25-të gjatë muajit mars për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19.
Torino-Parma, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria ishin shtyrë për shkak të pezullimit të kampionatit, derisa pas kompletimit të këtyre ndeshjeve, sfidat do të luhen çdo 3 ditë.
Konfirmimi për vazhdimin e ligës pritet të njoftohet pas takimit, që pritet të mbyllet në orën 17:30.