Një ditë para zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen nesër në vend, në përfaqësitë diplomatike votohet sot.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë: Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së”, tha KQZ në njoftim.
Konferencat e KQZ-së mbi ecurinë e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës – qendra mediale e KQZ-së:
Konferenca e parë ora 09:00 – hapja e qendrave të votimit. Flet zëdhënësi i KQZ-së.
Konferenca e dytë ora 14:00 – pjesëmarrja në votime deri në ora 13:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.
Konferenca e tretë në ora 20:00 – përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në votime në përfaqësitë diplomatike ku është përmbyllur procesi i votimit.
Në orën 01:00, KQZ do të njoftojë vetëm përmes ueb faqes dhe rrjeteve sociale për përfundimin e votimit edhe në përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada.