Edhe pse ata mund të jenë shokë në fushë, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale do të garojnë kundër njëri-tjetrit në natën e enjte(sot) për çmimin e yllit më të shndritshëm të Evropës.
Lojtarët e Real Madrid janë në listën e ngushtë të fundit, së bashku me yllin francez, Antoine Griezmann, për çmimin e lojtarit më të mirë të Evropës nga UEFA, e cila do të paraqitet për fituesin në një festë në Monaco.
Sipas gazetës së madhe spanjolle Marca, Ronaldo është favoriti kryesor për të marrë çmimin, pasi ka pasur sezonin më të suksesshëm të karrierës së tij, duke shënuar penalltinë e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve dhe duke fituar Kampionatin Evropian me Portugalinë.
Ndërsa, Griezmann ishte në skuadrën humbëse në të dy këto finale, edhe pse sulmuesi i Atletico Madridit thotë se ai ‘e meriton’ çmimin pas sezonit të madh që kishte, duke shënuar 32 gola në të gjitha garat për klubin e tij, si dhe duke shënuar shtatë herë në dhjetë paraqitjet e fundit për Francën.
Kjo është hera e parë që francezi dhe Bale janë të nominuar për çmimin, por uellsiani është duke shpresuar për të përdorur këtë si një hap të rëndësishëm për një të ardhme të ‘Topit të Artë’, duke fituar një trofe të dytë të Ligës së Kampionëve dhe duke udhëhequr Uellsin deri në gjysmëfinale të ‘Euro 2016’, ku në fund humbi 2-0 nga Portugalia e Ronaldos.
Ndërsa, Ronaldo është duke shpresuar që të bëhet lojtari i dytë për të fituar çmimin dy herë radhazi, pasi Lionel Messi e ka arritur atë në 2011 dhe 2012.