Sot (e enjte) janë në orar të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Java e 21-të ka dhuruar tri ndeshje interesante gjatë të mërkurës, ku vëmendja kryesore ishte në kryeqytet, ku Prishtina mposhti Dritën me rezultat 2-0.
Interesant ishte edhe në Gjilan në ndeshjen mes “Skifterave” dhe Ballkanit që përfundoi 1-1 dhe fitoren e Trepçës ’89 me rezultat 1-0 ndaj Llapit.
Megjithatë, edhe sot pritet të zhvillohen dy takime interesante, por me skuadrat që gjenden në pjesën e poshtme të tabelës.
Vëmendja pritet të jetë e gjitha në derbin drenicas, ku në Drenas, Feronikeli e pret Drenicën.
Takimi tjetër i sotëm është ai në mes të Besës dhe Arbërisë, që do të zhvillohet në Pejë.
Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00.