Sot (e mërkurë) janë në ora të zhvillohen tri ndeshje në Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 24-të.
Ekipet e Superligës po vazhdojnë me orarin e ngjeshur të ndeshjeve, pasi po i zhvillojnë ato çdo tri ditë.
Pas ndeshjeve të fundjavës, tani luhet edhe në këtë mesjavë dhe klubet janë gati për të marr pikët e radhës.
Ekipi më në formë në pranverë në Kosovës, Prishtina synon fitoren e radhës, pasi pret Besën e vendit të fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të dy rivalëve të vjetër, Llapit dhe Drenicës, takim që do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Një tjetër ndeshje e mirë pritet të zhvillohet edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 e pret Feronikelin në stadiumin “Riza Lushta”.
Të tri ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 13:00.