Southampton në shitje

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Southampton është hedhur në shitje.

Vetëm tri vite pasi mori drejtimin e skuadrës së Southampton, Gao Jisheng ka vendosur të heq dorë.

Jisheng ka hedhur në shitje skuadrën e Southampton, madje për një shumë jo shumë të lartë, transmeton lajmi.net.

‘Times’ mëson se disa persona janë kontaktuar për të blerë skuadrën, për 250 milionë funte.

Mbetet të shihet nëse dikush do të ofrohet për të blerë aksionet e ‘Saints’.

Southampton këtë edicion ka grumbulluar 34 pikë kur luhet xhiroja e 29-të, dhe pozicionohet aktualisht në vendin e 14-të në tabelë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme