Sovraniteti i dorëzuar

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Veriu i Kosovës tashmë de fakto e de jure është nën administrimin e Serbisë dhe këtë fakt po na e fshehe Albin Kurti dhe Qeveria e tij.

De facto sepse atje tashmë sistemi i shëndetësisë ofrohet prej Serbisë.

Mjekët nga Serbia kujdesen për pacientët e komunitetit Serb sepse Kosova nuk ka haber çfarë po ndodhë atje!

De jure sepse atje po aplikohen ligjet e Serbisë, pra Serbia e ka karantinuar Veriun e Kosovës duke vendosur kështu rregulla ndryshe nga pjesa tjetër e Kosovës dhe të njejta me rregullat e vendosura në Serbi e të gjitha këto veprime bëhen me lejen e Albin Kurtit dhe qeverisë së tij. Kjo do të thote se Veriu është aneksuar edhe me lejen e Qeverise së Kosovës e cila u dorëzua pa asnjë rezistencë karshi Serbisë. Çka  është më e keqja e krejt kësaj? Këtë veprim tradhëtie po na e mbanë të fshehtë, e me raste edhe po e arsyeton.

Albin Kurti po e dorëzon Veriun n’Serbi, në heshtje, pa zhurmë dhe pa rezistencë.

Kosova po tjetërsohet dhe po nënshtrohet si asnjëherë më parë. Kosovës po i rrezikohet tërësia territoriale, sovraniteti i sajë po shkilet nga mantelbardhët e një vendi armik të cilët në Kosovë janë me mision të dyfishtë!

Mantelët e bardhë kamuflojnë misionin e vërtetë për të cilin ata janë në Kosovë.

Mantelët e bardhë kamuflojnë edhe kamuflazhin që kanë nën të e që do të na mbijë si këpurdhat pas shiut me përfundimin e kësaj pandemie. Të gjitha manovrimet e fundit politike me shkarkimet e bordeve dhe mbushjen e tyre me militantë nuk janë e keqja më e madhe që këta po i gatuajnë Kosovës. Me gjasë këto taktizime janë vetëm tërheqja e vëmendjes nga pazotësia apo dorëzimi i Albin Kurtit dhe Qeverise së tij para Serbisë.

 Një popull të izoluar është lehtë për ta manipuluar me konferenca shtypi siç po bën kjo Qeveri por ruajtja e sovranitetit nuk mbrohet me poezi.

Është fakt i pamohueshëm se Albin Kurti gëzon një mbështetje të gjerē në popull por jo sa Ibrahim Rugova në 1998.

Sikur UÇK-ja e atëhershme t’i bindej Rugovës, sigurt Kosova sot nuk do të ishte këtu ku është sot.

Një Qeveri që vjellë vrerë mbi Komandantët dhe UÇK-në e dorëzohet para Serbisë nuk i duhet Kosovës edhe pse mundë të gëzojë mbështetje nga tufa e deleve, tufë e deleve kjo që na kujton tufën e 1999 që ia mbathi ka sytë këmbët dhe e la në flakë Kosovën. Në Kosovë mbetën ata që e deshtën me të vërtetë Kosovën dhe i’u pritën juve krahëhapur e ju erdhët kokëulur për të ngritur kry tash 20 vite pas lufte ju patriotë të vonuar.

E di se jeni lodhë duke i dëgju tu folë për luftë edhe janë lodhë duke iu dëgju t’shamet tuaja, juve që spatët guxim as me qëndru e as me njohtë atë sakrificë.

Të ngjashme