SpaceX tani vlen më shumë se 100 miliardë dollarë duke tejkaluar konkurrentin Lockheed Martin. Vlerësimi ka ndodhur pas shitjes së aksioneve dytësore nga investitorët ekzistues. Investitorët shitën aksionet me vlerë deri në 755 milionë dollarë në kompaninë hapësinore të udhëhequr nga Musk, duke i dhënë asaj një vlerë prej 100.3 miliardë dollarë.
Me këtë shifër, SpaceX ka tejkaluar vlerën e kontraktorëve të tjerë të hapësirës, përfshirë Lockheed Martin, e cila ka një kapital tregu prej 97 miliardë dollarësh.
SpaceX tani është kompania e dytë private më e vlefshme në botë, pas Bytedance të Kinës.
Lockheed është e vetmja kompani që ka ndërtuar një anije kozmike që ka zbritur në Mars, diçka që SpaceX shpreson ta kalojë.
Virgin Galactic, e cila gjithashtu konkurron me SpaceX, është dukshëm më e vogël se kompanitë e lartpërmendura, e themeluar nga Sir Richard Branson që ka një kapital tregu pak më shumë se 6 miliardë dollarë.
Blue Origin është kryesisht e vetëfinancuar nga Jeff Bezos, i cili ka shitur 1 miliard dollarë aksione të Amazon çdo vit për të ndërtuar kompaninë.