Spacey e pranon se është gay, kërkon falje…

Prishtinë | 30 Tet 2017 | 13:44 | Nga

Kevin Spacey zbulon se është gay, pasi akuzohej për ngacmim seksual nga një aktor.

Ylli holliwoodian, Kevin Spacey, ka bërë një kërkim falje pasi është akuzuar për ngacmim seksual ndaj një aktori të mitur.

Kjo ngjarje ka më se 30 vjet që ka ndodhur, por aktori Anthony Rapp vetëm tash ka dalur me tregimin e tij për eksperiencën e pakëndshme me Spacey.

Anthony Rapp thotë se kur ishte 14 vjeçar, Spacey e kishte ftuar në një aheng dhe se kur kishte ndodhur rasti ai ishte i dehur, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.

Sipas Rapp, Spacey kishe rënë mbi të dhe po mundohej të kryente marrëdhënie.

Spacey, që në atë kohë ishte 26 vjeçar, ka shkruar një letër ku thotë se “sinqerisht nuk më kujtohet kjo ngjarje, por nëse jam sjell në atë mënyrë siç përshkruhet nga Rapp, atëherë sinqerisht kërkoj falje”.

Spacey gjithashtu ka pranuar se është gej dhe se i ka marrë vite për ta pranuar këtë dhe për të folur për seksualitetin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme