Kandidatja për deputete në LDK, Rita Spahiu, ka thënë se asnjë parti politike pos LDK-së nuk duhet të thirret në frymën e Ibrahim Rugovës, presidentit historik të vendit.
Ajo në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tani thirret në kontributin e Rugovës, që sipas saj dikur ky subjekt nuk e njihte fare.
“Mendoj që është model jo i mirë i të bërit politikë që të partitë tjerë të thirren në frymën rugoviane, LDK thirret në këtë frymë për shkak se ishte vet Rugova që e themeloi LDK-në, çdo gjë që bëhet jashtë kësaj partie mbetet në rrugë jo të drejtë, kjo nuk ka të bëjë fare me parime në frymën rugoviane”.
“Partitë tjerë e përdorin Rugovën vetëm atëherë kur ju konvenon, nuk ka të bëjë fare me LVV-në, të cilët tani po thirren në Ibrahim Rugovën dhe janë duke shkuar të bëjnë homazhe tek varri i tij, të cilët deri dje nuk e njohën fare veprën dhe kontributin e Rugovës”.
Spahiu ka pohuar se Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes, e cila ishte edhe nënkryetare e LDK-së, e përdorë vetëm për interesa personale fytyrën e Ibrahim Rugovës, transmeton Klan Kosova.
“Osmani nuk i përket frymës rugoviane, ajo nuk e paraqet në frymën e duhur Rugovën për mes LVV-së. Ajo ka përfituar vetëm për interesa personale është thirrur në emër të tij”.
Ajo ka folur edhe rreth asaj se a do ta mbështes LDK-ja, Ramush Haradinajn për president të vendit.
“Ne tashmë jemi në një proces zgjedhor, pas të përfundojnë zgjedhjet duhet të lexohet rezultati, dhe më pasë janë organet e LDK-së ato që vendosin për tutje çka do të ndodh”, ka thënë Spahiu.