Analisti politik Nexhmedin Spahiu në një prononcim për TV Arbëria i ka quajtur tejet pozitive ndryshimet që kanë ndodhur në kuadër të Listës Serbe, që nga sulmi i 24 shtatorit i vitit të kaluar, ku nënkryetari i kësaj partie, Millan Radoiçiqi, i kishte prirë këtij grupi paramilitar serb. Sipas tij tashmë kjo forcë drejtohet nga dr. Zlatan Elek, me të cili pohon se është rritur së bashku dhe e njeh që nga fëmijëria.
Tutje analisti Spahiu ka pohuar se “Kryetari i ri i Listës Serbe intelektualisht i shtinë në xhep të vogël krejt liderët politikë të Kosovës. Dhe i njëjti nuk është Radoiçiqi, si dhe ka një mendësi tjetër politike”.
Natyrisht, nuk është e pritshme sipas tij që dikush që e udhëheq komunitetin serb mos t’i subordinohet Serbisë. Sepse një gjë duhet ta kemi të qartë, së serbët në Kosovë nuk janë komb por minoritet, shqiptarët sipas tij janë komb. Prandaj, nuk mund të presim që serbët e Kosovës të shkëputen nga ky ndikim. Por çka mund të presim është që serbët e Kosovës mos të kenë një qasje armiqësore ndaj Kosovës, ka pohuar ndër të tjera analisti Spahiu.