Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, nuk është shprehur fare i habitur me qëndrimin aktual të Serbisë ndaj Rusisë pavarësisht luftës në Ukrainë, duke thënë se gati 200 vjet është kjo traditë dhe rrugë të cilën e ndjek fqinji i Kosovës.
“Është i qartë në këtë vijë që 180 vite, as ndryshimi i regjimeve, as ndryshimi i dinastive mbretërore të kësaj periudhe nuk ka bërë që të ndryshojë një kurs të cilin ajo e ndjek që nga viti 1844, por Ilija Garashanin ka revizuar politikën e jashtme të Serbisë që të jetë në mes të Rusisë dhe Perëndimit, ku Serbia të ketë marrëdhënie vëllazërore me Rusinë, dhe marrëdhënie të ngushta, miqësore me Anglinë dhe Francën”, ka thënë Spahiu në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Duke pasur marrëdhënie vëllazërore me Rusinë, thotë Garashanini, bie Franca na respektojnë më tepër dhe anasjelltas duke pasur lidhje të ngushta miqësore me Anglinë dhe Francën edhe Rusia si vëlla i madh do të na respektojë më tepër”.
Prandaj, sipas Spahiut nuk është fare për t’u habitur edhe qëndrimi që po e mban Serbia karshi Rusisë dhe Perëndimit pavarësisht situatës me luftën në Ukrainë.
“Kështu që kjo nuk është asgjë e re dhe vetëm naivët kanë mundur të presin një politikë më ndryshe nga Serbia në drejtim edhe tani gjersa po bëhet lufta në Ukrainë”.