Spaho për bastet: Do të mbyllen tani, pas gjashtë muajsh do të hapen “online”

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, deklaroi se kryeministri Edi Rama kërkon që të mbyllë lojërat e fatit për momentin, që pas gjashtë muajsh të hapë ato “online”.

“I konsideroj personalisht ves lojërat e fatit dhe jam për kufizimin sa më shumë që të jetë e mundur, por, nëse do të shikojmë përtej demagogjisë, ndeshesh me fakte që kemi të bëjmë me një lëvizje të llogaritur. Edhe më parë (Rama) tha se do t’i mbyllim dhe jo që nuk u mbyllën, por hoqi disa dhe ia kaloi aktivitetin disa të tjerëve”.

“Ishin 700 njësi, sot kemi më shumë se 4000. Rama e zhvilloi këtë industri që godet direkt familjet. Rama ka thënë që lojërat elektronike do t’i shqyrtojë në fazë të dytë”.

“Tani do që t’i largojë njëherë, por pas 5-6 muajsh do të marrë vendim qeverie ku do të licencojë ose të hapë një garë formale për të zhvilluar bastet online”, ka thënë Spaho në “Top Talk” në Top Channel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme