SPAK për arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë: Akuzohet për korrupsion dhe fshehje pasurie

Prishtinë | 05 Kor 2024 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

SPAK bën me dije se Beqaj akuzohet se në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të SASPAC, ka ngritur një skemë për përvetësimin e fondeve të Bashkimit Evropian, raporton euronews.al.

Sipas organit të akuzës, Ilir Beqaj në bashkëpunim me Ermal Kurtulajn, vartësin e tij, të cilin e emëroi si koordinator të zyrës “Facility Point” për projektin EUSAIR, ka kryer gjatë periudhës 2022-2023 të paktën tetë raste të abuzimit të tenderave.

Prokuroria e Posaçme informon se tenderat janë zhvilluar me procedurë negocimi konkuruese apo prokurim të thjeshtë, duke u paracaktuar nga drejtuesi i SASPAC, Ilir Beqaj.

Në një nga rastet Beqaj akuzohet se ka prokuruar një konferencë mbi Turizimin për shumën 125 mijë euro, konferenc ëe cila ishte prokuruar dhe nga Ministria e Mjedisit shumë herë më lirë.

Beqaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe fshehje pasurie.

Të ngjashme