SPAK-u vizitë në Prishtinë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit kundër krimit

Prishtinë | 09 Mar 2026 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Agron Qalaj, ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit, ka pritur në takim drejtuesin e Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosova.

Në njoftimin e Prokurori i Shtetit bëhet e ditur se delegacioni nga Shqipëria u prit në takim nga Qalaj, i shoqëruar nga prokurorët në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Laura Pula, si dhe nga kryeprokurori i Prokuroria Speciale e Kosovës, Blerim Isufaj.

Gjatë takimit, Qalaj njoftoi delegacionin nga Tirana për funksionimin e sistemit prokurorial në Kosovë, duke përfshirë strukturën organizative, kompetencat e prokurorive dhe sfidat me të cilat përballet sistemi në realizimin e misionit për sundimin e ligjit.

Sipas njoftimit, në takim u riafirmua angazhimi i përbashkët institucional për forcimin e sundimit të ligjit në të dy shtetet, ndërsa u diskutua edhe për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Palët u dakorduan se forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet dy prokurorive në fushën e drejtësisë penale është thelbësor për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe trajtimin e çështjeve me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Pjesë e delegacionit nga Shqipëria, përveç drejtuesit të SPAK-ut, ishte edhe ish-drejtuesi i kësaj prokurorie, Altin Dumani, si dhe prokurorja në Eurojust, Fatjona Memçaj.

Të ngjashme